Është zbardhur dëshmia e 26-vjeçarit Julian Gjoshi, i cili vrau me armë zjarri më 1 dhjetor në një lokal në zonë e Ndroqit, Alfred Dedjan. Pas dorëzimit në polici, Julian Gjoshi ka thënë se e ka kryer vrasjen pasi Alfredi e ofendonte tek persona të tjerë. Sipas tij, gjatë kohës kur kanë qënë shokë, ai e ka ndihmuar Alfredin dhe nuk e priste nga ai që ta shante pas krahëve.
“Më shante nëpër tavolina. Unë e mora vesh që ai më shante dhe nuk e durova dot këtë gjë, pasi unë e kam mbajtur atë. Ai nuk mund të më shajë mua. Të dielën shkova për drekë te lokali në Ndroq dhe sa e pashë Alfred Dedjan, e qëllova me armë”, ka thënë ai para policisë.
50-vjeçari Alfred Dedja u ekzekutua me armë zjarri brenda në një lokal në Ndroq të Tiranës pasditen e se dieles, 1 dhjetor. Ndërkohë, autori Julian Gjoshi, njihet më së shumti si kunati i Altin Hajrit (vëllai i gruas së Hajrit), pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i kërkuar, i akuzuar dhe i hetuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janarin e 4 vjetëve më parë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, brenda ambienteve të lokalit “Kështjella”, ku mësohet se viktima ishte edhe banor i zonës dhe në lokal ndodhej si klient. 50- vjeçari njihej edhe me pseudonimin “Daku” dhe viteve të fundit jetonte mes Italisë e Shqipërisë.