Ballina Politika “50 deputetë diktohen nga gara e hapur”, Gjiknuri zbulon detajet: Ja sa...

“50 deputetë diktohen nga gara e hapur”, Gjiknuri zbulon detajet: Ja sa mandate mund të fitojë PS në 11 maj

130
0

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri foli në një emision televiziv se me ndryshimin e formulës për hapjen e listave janë rreth 50 mandate që do të diktohen nga gara e hapur.

“Unë preferoja formulën që mbante hersin, por një herës më të vogël, duke e pjesëtuar me 1.5. Me formulën e kaluar ishin shumë pak mandate që thyenin hersin. Tashmë, me formulën e re të aplikuar, e cila është formulë kushtetuese, tani janë rreth 50 mandate që do të diktohen nga gara e hapur. Pra, kemi një hapje të mëtejshme të listës”.

Ai zbuloi edhe sa mandate mund të fitojë Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. “PS ka 40 apo 45 mandate me listë të sigurt, ndërsa mbi 40 mandate dhe 35-40 nga lista e hapur, varet sa do të fitojmë. E sigurt është që fitorja e PS në këto zgjedhje do të jetë edhe më solide.

Kjo është e vërteta. Frymëzimi i këtij sistemi bazohet në faktin që deputetët me eksperiencë janë në listë të mbyllur dhe patjetër krijohet edhe mundësi nga konkurrenca e hapur, por ende nuk ka një vendim në PS, kjo është ende në diskutim. Në të gjitha rrethanat, mendoj se PS do t’i arrijë objektivat elektorale, si me listë të hapur apo me listë të mbyllur”, tha Damian Gjiknuri