Ballina Kronika U dëmtua aksidentalisht gjatë orarit të punës, humb jetën 65-vjeçari në Tiranë

U dëmtua aksidentalisht gjatë orarit të punës, humb jetën 65-vjeçari në Tiranë

87
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Barbas, Petrelë, ku shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në një makineri të fabrikës për prodhimin e vajit të ullirit, e cila është në pronësi të shtetasit Xh.H. Si pasojë e dëmtimit, shtetasi M.P. ka humbur jetën. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.