Ballina Politika Reagim i partisë “Djathtas 1912” për rrëzimin e Projektvendimit “Për ngritjen e...

Reagim i partisë “Djathtas 1912” për rrëzimin e Projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës “Pakti për fëmijët”

54
0

Edhe një herë mazhoranca tregoi se nuk mund të dali mbi interesat e veta personale, as kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve tanë.
Në seancë plenare u hodh për votim projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës “Pakti për fëmijët”, një propozim i tetë deputetëve opozitare, por që fatkeqësisht u rrëzua.
Ajo që synonte të ishte një strategji kombëtare për të ofruar siguri për fëmijët, duke marrë shkas nga ngjarjet e shënuara së fundmi, nuk mori votat e mjaftueshme nga deputetët e Parlamentit, si institucioni i vetëm që mund të harmonizonte këtë paketë.
Kjo çështje me ndjeshmëri kaq të lartë sërish do të mbetet pa një zgjidhje konkrete, por vetëm me show-n që mazhoranca bën duke zhvilluar takime e biseda në shkolla, që nuk japin asnjë zgjidhje.
Edhe një herë jemi dëshmitarë se si politikanët e pushtetarët e sotëm, ngrenë dorën çdo herë për interesa të ngushta personale, por refuzojnë të përgjigjen e të mbajnë përgjegjësi për çështje reale që prekin këdo në këtë vend.
Lufta për interesa personale duhet të mbarojë dhe të vihet i pari interesi i qytetarëve!
Ndaj dhe partia “Djathtas 1912” do të jetë alternativa që do të ofrojë zgjidhje reale dhe një vizion real e të prekshëm për qytetarët dhe problematikat e tyre të përditshme, duke i ofruar një të ardhme më të mirë ashtu siç e meritojnë! #djathtas1912 #parlament #kuvend #kuvendiishqiperise #siguriaefemijeve #sigurianeshkolla #paktiperfemijet