Ballina Politika Protesta e PD, Kthupi: Bllokimi i qarkullimit, vepër penale! Shfaqje që duket...

Protesta e PD, Kthupi: Bllokimi i qarkullimit, vepër penale! Shfaqje që duket sikur krijojnë përplasje, reagimi i Nokës i papranueshëm

0
54

Rezart Kthupi, nismëtar i “Djathtas 1912” foli për protestën e djeshme të PD. Ai theksoi në një intervistë në “News Line” në ABC News se bllokimi i rrugëve është një vepër penale, ndërsa shtoi se nuk është kjo rruga e duhur.

Sipas tij kjo protestë e PD nuk i shërben aspak interesave të qytetarëve.

“Protesta nuk i shërbeu interesave të qytetarëve. Një shfaqje që duket sikur krijojnë përplasje…Çështja që shtrohet është a ishte e nevojshme që policia dhe protestuesit të përplaseshin për lirimin e rrugës.

Reagimi i Nokës mund të them që është i papranueshëm. Por e organizon protestën me qëllim bllokimin e rrugëve, je në kushtet e një veprimi që ka qëllime të ndryshme nga protesta.

Policia nuk ka funksionin e leje dhënësit, por të mbarëvajtësit. Nëse protesta ka për qëllim të paralizojë qytetin nuk është më protestë, bllokimi i qarkullimit në vetvete nuk është protestë.

Dhe mosbindja civili është veprim qytetare dhe jo veprim politik. Mosbindja civile nuk bëhet me orar, por është veprim i vazhdueshëm i kundra ligjshëm por që ka një qëllim të caktuar”, tha Kthupi.