Forcave të Armatosura do të kenë tashmë në përdorim snajperin kalibër 12.7 mm. Kjo armë përdoret kundër mjeteve që janë të blinduara dhe ofron qitje nga një distancë e largët.
Lajmi është bërë me dije se nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili theksoi se kjo armë rrit ndjeshëm kapacitetet dhe aftësitë e Forcave të Armatosura në operacione specifike, ndërsa nuk bëhet me dije se sa është sasia e këtyre snajperve me të cilë është furnizuar ushtria.
“Snajperi është një rol që kërkon aftësi, shënjestër por edhe armatim modern. Forcat Speciale shqiptare janë pajisur me snajperët e rinj të kalibrit 12.7 mm. Kjo armë përdoret kundër mjeteve të kundërshtarit, që janë të blinduara ose jo dhe kundër prishjes së stacioneve fikse të kundërshtarit”, u shprehën snajperët e Forcave Speciale.Sipas tyre, arma e re ka avantazhet e saj, megjithatë arma moderne ka nevojë për profesionistë.
“Arma ka ndryshe kalibrin që është më i madh dhe na ofron një qitje me distancë më të largët se ato që kishim në përdorim. Armët që përdornim e kanë saktësinë 1-800 metra ose deri në 1200 metra, dhe kjo na lejon të gjuajmë deri në 2 mijë metra me saktësi precize”, u shprehën snajperët e Forcave Speciale.