Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se Çyrbe-Kryeministri nuk mund të vazhdojë t’u hedhë më hi syve shqiptarëve me histori derrash dhe as të njollosë më tej socialistët e ndershëm, duke veshur me bluzën e PS-së çdo lloj trafikanti dhe krimineli për ti përdorur për pushtetin e tij.
Në një postim në facebook, Basha shkruan se aleanca mes krimit dhe politikës, e faktuar nga dosjet e shumta të SPAK-ut, është arsyeja pse Rama mban peng projektligjin për vetting-un në politikë.
Ai më tej bën thirrje për mbështetje më 11 maj ndaj projektit të Demkratëve Euroatlantikë për pastrimin e politikës. Sipas Bashës, lufta kundër korrupsionit është kyçe për rritjen e pagave, përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Postimi i plotë i Bashës:
Çyrbe-Kryeministri nuk mund të vazhdojë t’u hedhë më hi syve shqiptarëve me histori derrash dhe as të njollosë më tej socialistët e ndershëm, duke veshur me bluzën e PS-së çdo lloj trafikanti dhe krimineli për ti përdorur për pushtetin e tij.
Çdo pyll ka derrat e vet, por derrat e Rilindjes e kanë bërë njësh krimin me qeverinë, kanë vrarë shpresën dhe kanë shkatërruar zgjedhjet në këtë vend.
Aleanca mes krimit dhe politikës, e faktuar nga dosjet e shumta të SPAK-ut, është arsyeja pse Rama mban peng projektligjin për vetting-un në politikë.
Ndarja e politikës nga krimi dhe pastrimi i saj nga ata që kanë abuzuar me pushtetin dhe besimin e shqiptarëve është një prioritet për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Shqipërisë.
Sot, Shqipëria është e para në Europë për korrupsionin dhe lidhjet me krimin dhe e fundit për mirëqenien e familjeve shqiptare.
Shqiptarët paguajnë më shumë se çdo qytetar tjetër i rajonit për energjinë, arsimin, shërbimin shëndetësor, ndërkohë që kanë pagat dhe pensionet më të ulëta.
Prandaj, ftoj qytetarët që më 11 maj t’i japin mbështetjen e tyre me votë, projektit tonë për vetting-un dhe programit anti-korrupsion, për ta kthyer politikën në shërbim të qytetarëve.
Duke luftuar krimin dhe korrupsionin, ne mundësojmë:
Më shumë mirëqenie
Më shumë punësim
Paga dhe pensione më të larta
Shërbim shëndetësor sipas nevojës dhe jo sipas xhepit
Më shumë fonde për bujqësinë dhe kujdesin social
Më shumë shërbime për familjet shqiptare
Shqipëria meriton më shumë