Champions League zhvilloi mbrëmjen e 19 shkurtit katër ndeshjet e kthimit play-off, nga ku u mësuan edhe skuadrat e tjera që siguruan biletat e mbetura për në fazën e 1/8. Real Madrid, PSG dhe Dortmund kalojnë më tej, teksa PSV – Juventus shkoi me shtesë pas rezultatit 2-1 në kohën e rregullt. Manchester City mbetet jashtë eventit.
Në ‘Bernabeu’ Real Madridi mposhti 3-1 Man. Cityn me tripletën e Mbappe. Darka evropiane tregoi se francezi është për sfida të tilla vendimtare duke shkëlqyer në minutat 4, 33 dhe 61, teksa Nico në fundin e ndeshjes shënoi për Cityn. Pas krizës në kampionat tanimë City e sheh veten edhe jashtë Champions League.
Në ‘Parkun e Princave’ PSG nuk u kursye dhe mposhti 7-0 Brestin në përballjen franceze. Barcola, Kvaratskhelia, Vitinha, Doue, Mendes, Ramos dhe Mayulu ishin autorët e golave.