Ditën e djeshme fansat u tronditën nga lajmi se Michelle Trachtenberg vdiq në moshën 39-vjeçare. Por burimet thonë se ky nuk është fundi i historisë.
Ata i thanë U.S. Sun, se ylli i Gossip Girl ishte duke luftuar me një betejë sekrete shëndetësore. Ajo thuhet se iu nënshtrua një transplanti të mëlçisë kohët e fundit, ndërsa një raport në ABC News tha se ajo “mund të ketë përjetuar komplikime”.
Zyrtarët e policisë, megjithatë, përjashtuan vrasjen, duke sugjeruar se aktorja kishte vdekur për shkaqe natyrore.
Por vdekja e saj e papritur erdhi pas postimeve shqetësuese që ajo kishte postuar muajt e fundit në rrjetet sociale.
Nëna e saj e gjeti aktoren të vdekur në apartamentin e saj pranë Columbus Circle në Manhattan.