Ballina Kronika Pamje nga aksidenti tragjik në Peqin/ Nënë e bir humbin jetën, pesë...

Pamje nga aksidenti tragjik në Peqin/ Nënë e bir humbin jetën, pesë të tjerë të lënduar

70
0

Mëngjesin e së dielës, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, furgoni që drejtohej nga një 44 vjeçar, është përplasur me automjetin tip “Benz”.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtusi i Benz dhe pasagjerja që ishte në këtë mjet .

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.