Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se brenda javës së ardhshme pritet që të përzgjidhet kompania ndërkombëtare që do të marrë përsipër procesin e dërgimit të zarfeve tek emigrantët dhe kthimin e tyre në Shqipëri.
Po ashtu tregoi se të drejtën e votës nga Diaspora pas përfundimit të procesit të regjistrimit e kanë fituar 245,975 shqiptarë, nga 294 155 që shprehën interesin për t’u përfshirë në proces.
“Midis fundit të javës së parë të prillit dhe javën e dytë të prillit do të dërgojmë fletët e votimi dhe dokumentacionin tjetër zgjedhor për votuesit nga jashtë. Synojmë që deri mes datës 8-16 prill të përfundoj procesi i dërgimit të fletëve të votimit nga jashtë.
Besoj deri në fund të javës tjetër ne do të kemi përfunduar procedurat që lidhen me përzgjedhjen e operatorit të shërbimit postar.