Ballina Aktualitet Dosja Veliaj, gazetari Hoxha: Prodhon çdo ditë lajm, por s’dimë nëse po...

Dosja Veliaj, gazetari Hoxha: Prodhon çdo ditë lajm, por s’dimë nëse po e përgjon vetëm SPAK apo dhe qeveria

71
0

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar mbi çështjen Veliaj për të cilin u shpreh se është një dosje që prodhon lajm përditë, ndërsa u ndal te mesazhet e Bushkës dhe Llagamit tha se një nga personat që ka nxjerr mesazhet është pjesë e grupit telegram apo sinjal.

Sipas tij Veliaj është përgjuar për të paktën dy javë por ajo që nuk dimë është se e ka bërë vetëm SPAK apo dhe qeveria, duke shtuar se ajo që po kërkojnë është që ta mbajnë në kontroll.

Ndërsa lidhur me denoncimet e Berishës para SPAK, Hoxha i konsideroi si të qëllimshme dhe se është duke i bërë presion SPAK që të hetojë dosjet.

“Jemi në një situatë, që ne nuk kemi pasur një hetim shterues për implikim të politikës të personazheve që vijnë kryesisht nga pushteti ndaj sistemit gjyqësor. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një histori që ka prodhuar dhe prodhon përditë lajm herë të dukshme dhe herë lajme të tilla që vjen me gjysmë të vërteta.

Në rastin konkret kemi të bëjmë me disa mesazhe të marra nga rrjetet e komunikimit që kanë të njëjtën mënyrë komplikimi si sky dhe encrochat por parapëlqehen më shumë nga zyrtarët si telegram dhe sinjal sepse duke pasur fluks të madh janë më të vështirë për tu përgjuar. Është pak e çuditshme të jenë kapur të dhënat në telegram dhe sinjal, ajo kapet nëse një nga operatorët është në grup, njëri nga këta e ka ruajtur.

Nëse do kishim të bënim me një rrjedhje informacioni në këtë formë do të thotë se kemi të bëjmë me një hetim zyrtar. Llagami dhe Bushaka janë dy njerëz me një impakt të rëndësishëm të sistemit tonë gjyqësor.

Nëse janë të vërteta që janë pjesë e një hetimi por në rastin konkret kemi parë vetëm disa fotografi që kanë një komunikim i bërë me telegram apo sinjal që janë sisteme që se kanë serverin në perëndim dhe se gjen dot kollaj këtë informacion.

Së pari as kemi parë se janë komunikime të një hetimi zyrtar dhe së dyti nuk janë pjesë apo kanë dalë nga një person i brendshëm. Duke mos pasur paqartësi te kjo pjesë s’mund të analizojmë detajet sepse do biem në gabimin, apo gropën që ka hapur ai që e ka nxjerr këtë gjë.”

I pyetur se çfarë po ndodh me strategjinë e mbrojtjes së Veliajt, Hoxha tha se kryebashkiaku është përgjuar për të paktën 2 javë dhe se SPAK ka kërkuar kamerat e burgut për të parë se kush ka hyrë dhe kush ka dalë.

“Berisha e ka kthyer në një kundra armë kundër SPAK masën e sigurisë të shkuarjes te SPAK është kthyer nga i akuzuar në akuzues. Patjetër që kjo ka dhe një efekt pozitiv se nxit SPAK nëse vërtetë janë të përfshirë zyrtarët e lartë dhe SPAK duhet të hetojë. E dyta Berisha duke shkuar atje ka dhe aksesin të bëjë ato që bënë ai dhe janë pjesë e strategjisë.

Rama del atje vetë pyet vetë përgjigjet, ndërsa Berisha merr një fakt të vërtetë dhe shkon te SPAK dhe i vesh pjesën tjetër, sepse që Vliaj është përgjuar në burg, është përgjuar në biseda tashmë i kemi të provuar. Zakonisht autorizimi për përgjim i jep prokuroria dhe Veliaj është dëgjuar të paktën dy javë dhe nëse gjatë kësaj kohe kanë dalë të dhëna prokurori kërkon një shtesë tjetër për tu përgjuar.

Veliaj u arrestua në datën 10 dhe në 12 ka dalë një gjykatë dhe përgjimi i tij është bërë në Durrës. Përgjimi i parë është dy javor. Dhe ky është fakt i pamohueshëm. Tani si ujk i vjetre që është Berisha, ka gjithmonë një elementë real, ka marrë një fakt real.

Tani nuk është se nuk ka logjikë ajo që thotë Berisha, SPAK ka kërkuar kamerat e burgut për të parë se kush ka hyrë dhe kush ka dalë. Pas kësaj të lind pyetja nëse Velaijn po e heton vetëm SPAK apo dhe qeveria. Gjykata e apelit e la në burg, pra beteja një mujore për të ndryshuar masën e arrestit me burg nuk dha rezultat dhe aktualisht Veliaj ndodhet në një situatë aspak komode.”

Më tej ai shtoi se Berisha e ka kthyer në një strategji të vetën komunikim me qytetarët ai nuk merr përsipër autorësinë e asaj që publikohet aty por thotë ma ka dërguar dikush, ndërsa në momentin që është thirrur para një institucioni serioz si SPAK ka vendosur që ti bëjë më serioze akuzat ndryshe nga qytetari dixhital.

“Këto denoncime përveç se është një mënyrë e re komunikimi kërkon të godasë kundërshtarin e tij politikë dhe konkretisht një nga personazhet kryesore të PS që është Taulant Balla. Ai godet qeverinë aty dhe këto denoncime të bëra publikisht te dera e SPAK dhe nëse ato materiale janë pjesë e hetimeve të SPAK që mesa di unë janë pjesë, në rastin konkret ato janë pjesë se unë shoh kodet aty dhe Toyota Yaris nuk është dosje shqiptare, por belge.

Berisha e bënë qëllimisht denoncimin te dera e SPAK, sepse strategjia që ai bënë është që ti bëjë presion SPAK sepse ato që po përdor Berisha janë të pamohueshme sepse janë pjesë e SPAK, dhe janë të brendshme.

SPAK është përpara një situate shumë të sikletshme sepse duhet të nisë hetimin se nga kanë rrjedhur këto materiale dhe nëse nuk ka hetim konkret është i detyruar ta nisë këtë hetim konkret se s’ka nga ja mban pasi ai ja ka lënë topin te dera.”