Pas përfundimit të kontratës koncesionare që ofronte shërbimin e pullave fiskale prej vitit 2012, qeveria tashmë ka miratuar çmimet e reja të pullave me ulje çmimi deri në 25%.
Sipas një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare bizneset shqiptare do të paguajnë më pak për pullat fiskale të mallrave të akcizës.
Ndalur tek duhani, 15.65 euro do të paguajnë bizneset për 1 mijë pulla fiskale ndërkohë që deri vjet paguanin 20 euro për 1 mijë copë.
Çmimi do të ulet edhe për produktet e alkoolit, nga 32 euro për 1 mijë pulla, në 25.05 euro. Ndërsa bazuar në vendimin edhe për produktet e birrës, pullat do të kushtojnë më pak nga 22 euro në 17.22 euro për 1 mijë copë, ndërsa për verën kostoja do të jetë 25.04 euro.