Ballina Lifestyle “Ndjej për të, qëllimi im ka qenë vetëm të mos e dëmtoja”/...

“Ndjej për të, qëllimi im ka qenë vetëm të mos e dëmtoja”/ Egli flet për Gjestin

49
0

Egli Tako, ish-banorja e “Big Brother VIP”, ka reflektuar mbi eksperiencën e saj në shtëpi dhe marrëdhënien me Gjestin. Ajo ka pranuar se ndjenjat e saj për Gjestin ishin të sinqerta dhe se qëllimi i saj ishte të mos e dëmtonte atë.

“Qëllimi im ka qenë vetëm të mos e dëmtoja. Vazhdoj të ndjej akoma për këtë djalin dhe kaq”, shprehet Egli.

Megjithatë, Gjesti ka shprehur se nuk ndjen të njëjtat ndjenja dhe se e sheh Egli-n vetëm si shoqe. Në një moment emocional, Egli i kërkoi falje Gjestit për çdo gjë që mund ta ketë lënduar, duke theksuar se veprimet e saj nuk ishin me qëllim të keq. Ajo shprehu se vazhdon të ndiejë diçka për të, por po përpiqet ta pranojë situatën.