Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fushë-Krujë – Tiranë, në afërsi të urës së Tapizës. Në aksident janë përfshirë dy autovetura, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje edhe drejtuesja e një prej automjeteve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Edhe pse ndërhyrja e ambulancës ka qenë e menjëhershme, ndihma ka rezultuar e kotë, pasi e moshuara – identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur – ka ndërruar jetë në vend.
Policia vijon punën për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.