Ballina Kosovë Haradinaj paralajmëron Kurtin: Formo Qeverinë, përndryshe pushtetin do t’ia kthejmë sovranit –...

Haradinaj paralajmëron Kurtin: Formo Qeverinë, përndryshe pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen

38
0

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pasi edhe sot ka dështuar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj ka shkruar se “Politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit”.

Pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet. Kosova dhe karakteri i saj parlamentar, demokratik dhe properëndimor nuk do të rrëshqasin për shkak të tekeve dhe dëshirave autokratike e diktatoriale të lindjes”, ka pohuar ai.

Haradinaj ka kërkuar nga Kurti që ta formojë Qeverinë, ose pushtetin t’ia kthejë sovranit.

“Është fare e thjeshtë: Dorëhiqu – nuk mundesh t’i kesh dy pozita. Propozojeni dhe formojeni kryesinë e Kuvendit. Formo Qeverinë.  Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë. Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu