Ballina Ekonomia Nafta dhe këpucët rritën eksportet në mars, shtohen importet nga Kina

Nafta dhe këpucët rritën eksportet në mars, shtohen importet nga Kina

60
0

Eksportet e mallrave shënuan vlera pozitive në shkurt të këtij viti, duke prekur vlerën e 35 miliardë lekëve, e cila përkon me rritje 5% në raport me marsin e kaluar.

Por, ritmi i rritjes është ndikuar nga lëndët djegëse dhe tekstilet, pasi prodhimi vendas në pjesën më të madhe të grupmallrave të eksportit nuk ka dhënë hov në zgjerimin e tregtisë.

Sipas INSTAT, rritja e eksporteve të naftës në fillim të këtij viti, ka arritur të mbulojë hendekun e rënies në të gjitha grupet e tjera.

Nga ana tjetër, importet e mallrave ranë afro 2% dhe arritën vlerën e 74 miliardë lekëve, në krahasim me një vit më pare.

Bilancet mes shitjeve dhe blerjeve flasin për një deficit 39 mld lekë, në rënie vjetore 7%.

Në muajin mars, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve janë: Kosova, Greqia dhe Gjermania.

Në shkëmbimet tregtare, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve janë, Kina dhe Greqia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu