Ballina Kronika Njëri dhunoi bashkëshorten, tjetri nënën arrestohen dy persona në Lushnje

Njëri dhunoi bashkëshorten, tjetri nënën arrestohen dy persona në Lushnje

58
0

Policia e Lezhës ka goditur dy raste të dhunës në familje, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas. Në fshatin Manati, u ndalua   një 41-vjeçar, pasi dhunoi bashkëshorten e tij.

Ndërkohë, në fshatin Gorre, shërbimet e Policisë ndaluan 22-vjeçarin , i cili dyshohet se ka goditur me sende të forta nënën e tij.

Ky i fundit është i evidentuar si person me probleme të shëndetit mendor.

Të dy rastet janë referuar në Prokurorinë e Lezhës për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftim:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në fshatin Manati, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.

-arrestuan në flagrancë shtetasin V. T., 22 vjeç, banues në fshatin Gorre (i kartelizuar, me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, nënën e tij, e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu