Lulzim Basha, në një takim të zhvilluar në Elbasan, ndër të tjera nuk nguroi të ironizonte sërish kryeministrin Edi Rama. Basha u shpreh se Rama e ka mendjen te shokët në burg dhe për këtë arsye po shpenzon paratë e vendit.
Basha tha se Rama e ka mendjen të ‘riciklojë’ Metën dhe Roshin.
Sipas tij, kjo është arsyeja për të cilën Rama nuk e kupton se çfarë do rinia e më pas ta përfshijë në programin në fushatë.
“Kështu që e para dhe kryesorja është që në këtë vend, në Elbasan e kudo në Shqipëri po të kesh vizion dhe po të kesh vullnetin ta zbatosh këtë vizion, Shqipëria e ka të hapur të kapërcejë këtë hendek të madh. Edhe të vihet dhe ajo krah për krah me vendet e tjera që po ndjekin këto zhvillime. Sigurisht po ta kesh mendjen tek shokët tek 7×7-313, t’i çosh lekët atje, po ta kesh mendjen të riciklosh Ilir Metën, Elvis Roshin, as nuk arrin dot ta kuptosh se çfarë do rinia e jo më pastaj të realizosh programe të tilla”,-tha Basha.