Një grup prej 10 shqiptarësh, të burgosur, janë përfshirë në një sherr të fortë në burgun Bassone në Como.
Sipas mediave italiane, bëhet me dije se grupi i shqiptarëve kanë thyer një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i një grupi rival, ku ishin të burgosur nga Afrika Veriore.
Arsyet e përplasjes mendohet të jenë për mosmarrëveshjet e mëparshme mes dy grupeve.
Mes tyre ka pasur përplasje fizike, por efektivët e policisë kanë arritur ta ndërpresin në kohë konfliktin, ndërsa autoritetet kanë dërguar përforcime nga Milano.
Në lidhje me këtë ngjarje, katër nga të përfshirët janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim në spitalin Sant’Anna të Como, ndërsa gjashtë nga dhjetë të burgosurit shqiptarë u transferuan në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Kremones.