Ballina Kronika Shkodër/ Përplasi për vdekje këmbësoren, arrestohet gruaja 70-vjeçare

Shkodër/ Përplasi për vdekje këmbësoren, arrestohet gruaja 70-vjeçare

0
35

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 70-vjeçare të identifikuar si E. N., pas një aksidenti të rëndë rrugor që ndodhi në lagjen “3 Heronjtë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje, ku shtetasja E. N., duke drejtuar automjetin e saj, përplasi një këmbësore 65-vjeçare, L. N., e cila si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan drejtuesen e mjetit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Policia bën me dije se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vijim.