Ballina Kronika ‘Me shkopinj dhe sende të forta’, policia sqaron se si nisi sherri...

‘Me shkopinj dhe sende të forta’, policia sqaron se si nisi sherri në Lundër: Një 19-vjeçar me dëmtime në kokë e trup

0
31

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja e dhunshme e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Lundrës, në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 pranë një kompleksi në Farkë.

Sipas informacioneve paraprake, një 19-vjeçar është sulmuar nga disa persona të cilët mbërritën me makinë, dhe nga bagazhi i saj nxorën shkopinj dhe sende të forta me të cilat më pas e goditën të riun në kokë dhe trup.

Fillimisht, agresorët nuk arritën ta gjenin të riun dhe u futën edhe brenda një lokali për ta kërkuar, derisa ai u identifikua dhe më pas u sulmua brutalisht përpara syve të klientëve të tjerë.

Një nga autorët, sipas dëshmitarëve, mbante një armë në dorë, por nuk e ka përdorur.

I riu, me iniciale K. F., 19 vjeç, është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët janë larguar pas sherrit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.