Ballina Sport Alphonso Davies e kupton në transmetim largimin e Dier te Monaco

Alphonso Davies e kupton në transmetim largimin e Dier te Monaco

32
0

Eric Dier pritet të largohet nga Bayern Munichu në fund të sezonit.

Mbrojtësi anglez, do të vazhdojë karrierën e tij në Ligue 1, te skuadra e Monacos.

E veçanta e kësaj ishte reagimi i bashkëlojtarit të tij te Bayerni, Alphonso Davies i cili ishte në transmetim live në kanalin e tij në “Twitch”.

Kanadezi reagoi në mënyrë befasuese teksa lexonte lajmin për largimin e tij.

Davies aktualisht është i lënduar që nga muaji i kaluar, sa ishte në grumbullim me Kombëtaren e Kanadasë.

Kujtojmë se Eric Dier, pritet të nënshkruajë kontratë me “Bardhekuqtë”, deri në vitin 2027.