Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatët për deputetë Hysen Xhura, Pëllumb Seferi dhe Orsela Aga, zhvilluan takime me qytetarë dhe biznese në Njësitë 3 dhe 8 në Tiranë.
Gjatë takimeve kishte dhe shumë të rinj të cilët pasi shprehin emigrimin si zgjdhjen kryesore, “të na rriten rrogat të paktën, se ngelëm në Europë t’u ik kot” – u shpreh një nga të rinjtë, i cili më tej nuk kursen as batutën ironike që përshkruan korrupsionin 12 vjeçar të qeverisë, 7×7=313.
Basha nga ana tjetër vijon me përgjigjen se për të çuar dhe gjysmën tjetër, duhet mbështetje për Koalicionin Euroatlantik numrin 4.
“Gjysmën i ke te 313, por ka dhe të tjerë gati për të shkuar atje. T’i çojmë të gjthë është punë apo jo? Pastaj votën më datë 11, po votove 4, do I çojmë edhe ata që kanë ngel tek 7×7=313. Po rrogat si do rriten? Paret o tek xhepat e këtyre që janë tek 7×7=313, o tek xhepat tuaj. Kështu që votën për numrin 4” – u shpreh Basha.
Zgjënjimi nga qeverisja dhe vështirësitë që u janë krijuar për shkak të mungesës së mbështetjes, shihet edhe tek shumë biznese të vogla që me shqetësimet e tyre tregojnë edhe problemin tjetër atë të rënies së numrit të lindjeve. “Këpucë për bebe, veç për bebe 0-1 vjeç, dobët fare, dobët” – u shpreh një nga shitësit. Këtyre u shtohen edhe qytetarët që ende nuk kanë marrë pronat. “Mua më kanë marrë pronat 155 800 metra katrorë. S’kam marrë një metër katror” – u shpreh qytetari.
Si zgjidhje për situatën ku ndodhen, Basha tha se është program i Koalicioni Euroatlantik i cili ndër të tjera parashikon krijimin e kushteve të mira për sipërmarrjen dhe rritjen e fuqisë blerëse. Ai gjithashtu për pronarët u shpjegoi se me pikat e planit, prona e lirë do t’i kthehet të zotit dhe ku është e zënë prona, do i kompensohet me vlerë tregu plus interesa. Ndërsa për familjet e reja, sipas tij, janë angazhimet për mbështetje me 2 mijë euro për çdo bebe dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë.
“Ta bëjmë mirë, duhet në radhë të parë me kriju kushte më të mira për ju, për sipërmarrjen e vogël. E dyta me rrit fuqinë blerëse të njerëzve, se më thonë prej shtatorit të vitit të kaluar, ka rënë në pikjatë. Në ulje ka qenë por ka rënë në pikjatë. Ma thonë të gjithë, dyqane mishi, dyqane buke, frutaperime, këto industrialet, të gjitha, lokalet po se po.
Dy gjëra do bëjmë, ku është prona e lirë do t’i kthehet të zotit, ku është e zënë prona, do i kompensohet me vlerë tregu plus interesa.
Që është edhe problem më i madh I Shqipërisë. Ka rënë numri I bebeve në mënyrë dramatike. Pjesë e angazhimt tonë është që 2 mijë euro për çdo bebe, për fëmijën e tretë 20 mijë euro. Politika Europiane me nxit çiftet e reja që të kenë më shumë fëmijë, sepse plakja është problem kryesor i vendit sot.
Për sipërmarrësit:
• Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%
• Heqja e TVSH për biznesin e vogël
• Lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme
Për familjet shqiptare:
• Subvencione për strehimin e çifteve të reja
• Dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare
• Deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë
Për të rinjtë:
• 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite
• Praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat
• Shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit public” – tha ai.
Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë:
Ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje