Ballina Rajoni Marta Kos nderon viktimat e tragjedisë së Novi Sadit

Marta Kos nderon viktimat e tragjedisë së Novi Sadit

25
0

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka realizuar një vizitë në Novi Sad, ku nderoi 16 personat që humbën jetën pas rrëzimit të një mbulese në stacionin hekurudhor të qytetit më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Në një moment emocional, Kos vendosi lule në vendin e tragjedisë dhe shprehu ngushëllime për humbjet e jetëve të njerëzve të pafajshëm.

Ajo u shpreh se ky incident mund të ishte shmangur dhe se ishte e domosdoshme që të merren masa të shpejta për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen.

“Kam ardhur në Novi Sad për të nderuar 16 jetë që humbën në një tragjedi që mund të ishte parandaluar,” shkroi Kos në platformën X, duke ndarë gjithashtu një fotografi nga homazhi i saj.

Viktimat e tragjedisë, shumica e të cilëve ishin pasagjerë të trenit që po prisnin në stacionin hekurudhor, humbën jetën për shkak të rrëzimit të një mbulese që nuk kishte kaluar një kontroll të rregullt të sigurisë.