Ballina Kronika Masakra e Urës Vajgurore/ I dënuar përjetë nga regjimi i sigurisë ‘41...

Masakra e Urës Vajgurore/ I dënuar përjetë nga regjimi i sigurisë ‘41 bis’, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit…

0
26

Prej 13 dhjetorit të vitit 2024, Fran Marashi mbahet i izoluar nga regjimi i ashpër ‘41 biss’. Fran Marashi u dënua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion muajin e kaluar, me burgim të përjetshëm, si person i përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore, të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 policë dhe u plagosën 6 të tjerë.

Efektivët u sulmuan me antitank në qendër të Urës Vajgurore, (Dimal), pak minuta pasi kishin përcjellë ish-kryetarin e PS-së Fatos Nano, i cili sapo kishte përfunduar mitingun elektoral në qytetin e Beratit, për zgjedhjet parlamentare që mbaheshin atë muaj.

Ngjarja e rëndë e asokohe u rigjykuara sërish në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, pas rikthimit të çështjes nga Gjykata e Lartë. Perveç Fran Marashit, me burg përjetë janë dënuar edhe Musa Protoduari, Shkëlqim Protoduari, si dhe disa persona të tjerë me 25 vite burg.