Ballina Europë Tre të rinj të vrarë në Suedi, policia arreston një adoleshent si...

Tre të rinj të vrarë në Suedi, policia arreston një adoleshent si të dyshuar

40
0

Policia në Suedi ka arrestuar një adoleshent në lidhje me të shtënat me armë në qytetin lindor të Uppsalës të martën, ku mbetën të vdekur tre persona. Personi i arrestuar është nën moshën 18 vjeç dhe oficerët po hetojnë mundësinë e lidhjeve me krimin dhe bandat, tha policia në një deklaratë.

Tre viktimat ishin të moshës midis 15 dhe 20 vjeç, tha policia në një konferencë për shtyp, por shefi i policisë së Uppsala-s, Erik Akerlund, tha se identitetet e tyre nuk janë konfirmuar ende “100%”. Policia tha të martën se kishte marrë telefonata nga qytetarë të cilët raportuan se kishin dëgjuar shpërthime të forta që të kujtonin të shtënat me armë zjarri në Uppsalan qendrore, një qytet universitar i vendosur në veri të kryeqytetit Stokholm.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregonin policinë jashtë një berberhaneje të quajtur “Shalom”.

“Gjithsej tre persona u gjetën të qëlluar dhe të vdekur brenda sallonit të flokëve”, u tha Akerlund gazetarëve pas sulmit.