Nga Irena Beqiraj
Kyesocialisti thotë se “Sa i takon eksporteve kemi 3 fishin e eksporteve krahasuar me fillimin e punës sonë”. Pra krahasuar me 2013 sipas Kryeministrit sot kemi eksportuar 3 herë me shumë.
Që nga koha e grekëve të lashtë dihet mirë se, kur përshkruajmë lëvizjen e nje elementi duhet t’i referohemi një elementi tjetër, qe ne rastin e eksporteve eshte Prodhimi I Brendëshëm Bruto.
Ndaj për te krahasuar rritjen ose uljen e eksporteve ne vite e periudha të ndryshme përdoret raporti i tyre me Prodhimin e Brendëshëm Bruto.
Në 2005 eksportet ishin sa 7,98% e Prodhimit te Brendëshëm Bruto. Në 2013 ato llogariteshin 18.23% të Prodhimit të Brendëshëm Bruto ose 2.3 here me shume . Në vitin 2024 eksportet rane ne 14,72 % e PBB-së . Ku është rritja?
Po ashtu është zvogëluar 3 pikë përqindje deficiti I balancës tregëtare ( export- import) nga -23% e PBB -se qe ishte ne 2005 në 20.1% në periudhën 2013 dhe ky deficit është rritur në 2024 krahasuar me 2013 me 20,66 % e PBB-se.
Edhe thoni pastaj qe nuk ka njerëz që shifrat i përdorin si të dehurit shtyllat e neonit, jo për ndricim por për t’u mbajtur.