Ballina Lifestyle Blake Lively pranon se ky vit ishtë ndër më të vështirët, mes...

Blake Lively pranon se ky vit ishtë ndër më të vështirët, mes dramës ligjore me Justin Baldoni

35
0

Blake Lively u shfaq në “Late Night with Seth Meyers” dhe rrëfeu se ky vit ka qenë ndër më të vështirët në jetën e saj, duke aluduar për konfliktin ligjor me aktorin Justin Baldoni.

Aktorja 37-vjeçare nuk mbante unazën e martesës gjatë intervistës, gjë që tërhoqi vëmendjen e fansave, megjithëse ajo shpesh zgjedh aksesorë të veçantë për paraqitjet publike.

“Kam përjetuar si kulmet më të larta, ashtu edhe pikat më të ulëta këtë vit”, tha Blake, duke shtuar se ndihet me fat që ka mundësinë të flas hapur dhe të përdorë zërin e saj për të mbështetur gratë dhe vajzat, shkruan DailyMail.

Ajo theksoi se shumë gra kanë frikë të ndajnë përvojat e tyre dhe se kjo heshtje shpesh vjen nga frika.

Lively tregoi se katër fëmijët e saj me bashkëshortin Ryan Reynolds janë “litari i saj i shpëtimit”. “Nuk ka rëndësi si është dita ime — për ta unë duhet të jem Disneyland”, tha ajo me humor.

Ajo ndau edhe një detaj të ëmbël për djalin e vogël, që e quan “dashurinë e jetës së tij”.

Kjo ishte paraqitja e parë e aktores në një talk show që nga nisja e përplasjes ligjore me Baldonin në dhjetor 2024.

Çështja pritet të shkojë në gjykatë në mars 2026. Blake përmendi më parë se drama e ka ndikuar emocionalisht edhe familjen e saj.

Në fund të intervistës, aktorja foli edhe për filmin e saj të ardhshëm “Another Simple Favor” dhe sqaroi me humor se në film është përdorur xhini i regjisorit Paul Feig, jo ai i bashkëshortit të saj, i cili është bashkëpronar i Aviation American Gin.