Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar praninë e Adriatik Lapajt në emisionin “Opinion”.
Ajo thotë se ai është vegël e Sali Berishës dhe Ilir Metës, ndaj dhe e promovojnë në media.
“Nëse kishit dyshime më parë se kush është me kë, dua t’ju kujtoj se Edi Rama ka thënë troç që Llapaj është vegël e Berishës (dhe e Metës siç ju kam thënë dy vjet më parë), dhe Blendi Fejvziu i jep platform absolute Llapajt në vënd që të mbuloj detajet e kontratës $6 millionshe të Sali Berishës.
Ndërkohë, skandalin e Lelës për shpifjet ndaj djalit të presidentit Trump, e anashkaloi si gjëra që ndodhin në Shqipëri, dhe e normalizoi si diçka të zakonshme.
Veç përpara, Shqipëria madhështore, veç përpara”, shkruan ajo.