Ballina Europë Kaos në Shtutgart të Gjermanisë/ Hyn me makinë mes turmës dhe lëndon...

Kaos në Shtutgart të Gjermanisë/ Hyn me makinë mes turmës dhe lëndon gjashtë persona, arrestohet personi

26
0
02.05.2025, Baden-Württemberg, Stuttgart: In der Stuttgarter Innenstadt ist nach Polizeiangaben ein Auto in eine Personengruppe gefahren. Bisher gebe es drei Verletzte. Der Fahrer sei festgenommen, sagte eine Polizeisprecherin. - recrop Foto: Andreas Rosar/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Të paktën gjashtë persona mbetën të plagosur pasditen e kësaj të premte në Shtutgart të Gjermanisë, kur një makinë tip Mercedes hyri mes për mes turmës, duke përplasur qytetarët dhe duke shkaktuar panik dhe kaos në qytet.

Mediat vendase bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit u arrestua.

Policia e Shtutgartit tha në një postim në rrjetet sociale se incidenti ndodhi në zonën e Olgaeck.

Më vonë, policia shtoi se operacioni po vazhdon dhe se në zonë është bllokuar qarkullimi për shkak të hetimeve si edhe për arsye sigurie.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ku pa marrin ndihmë mjekësore. Disa prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore, raportojnë mediat gjermane.