Ballina Kronika Makina përplaset me motorin, një person në gjendje kritike për jetën

Makina përplaset me motorin, një person në gjendje kritike për jetën

57
0

Një aksident është regjistruar në hyrje të Divjakës. Një automjet tip Benz ka goditur një motoçikletë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë.

Mjeti tip Benz ka goditur mjetin tip motoçikletë dhe nga përplasja ballore e tyre drejtuesi i motoçikletës është plagosur rëndë.

Ambulanca e ndodhur në afërsi të vendit të ngjarjes e ka transportuar të dëmtuarin në spitalin e Lushnjes ku është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin si dhe po merr masa për disiplinimin e trafikut.

Sipas të dhënave të para nga vendngjarja drejtuesi i benzit ka qenë në manovër parakalimi dhe ka përplasur motoçikletën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Benz për të hedhur dritë mbi rrethanat e aksidentit.