Ballina Politika “Morali politik s’blihet me para”- Alibeaj komenton kontratën 6 milionë dollarë të...

“Morali politik s’blihet me para”- Alibeaj komenton kontratën 6 milionë dollarë të PD në SHBA: Kodi zgjedhor të adresojë financimet e partive

34
0

Deputeti Enkelejd Alibeaj, bashkëdrejtues i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’ është shprehur se morali politik nuk mund të blihet me para.

Komentet Alibeaj i bëri gjatë fjalës së tij në një takim me qytetarët dhe bizneset në zonën e ‘Tregut Çam’ në Tiranë, ku tha se kodi zgjedhor duhet të adresojë çështjet e financimeve të partive politike.

Ai shtoi se koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ po bën një fushatë të varfër në para, por të pasur në ide, me takime të drejtpërdrejta me qytetarët.

“Para e madhe. Sigurisht që të flasësh për një para kaq të madhe në mes të fushatës, me idenë që po përfaqëson një popull të varfër, ka një kontradiktë të madhe.

Sigurisht e drejta e tyre që kanë hedhur këto para apo që kërkojnë shërbimin e tyre, por kam përshtypjen që çështjet e financimeve të huaja apo financimet e palëve të treta, është një çështje që do duhet të adresohet diku në kodin zgjedhor.

Meqë Prokuroria ka nisur verifikimet, e udhës është që t’i lihet asaj që të vendosë për saktësinë apo korrektesën ligjore. Me para nuk mund të blihet morali politik.

Kjo është një gjë që duhet thënë, duhet injektuar te njerëzit, siç kemi bërë ne, pa asnjë financim, madje edhe në kundërshtim me kodin zgjedhor, por në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit”, tha Alibeaj.