Ballina Kosovë Rënia drastike e Kosovës në indeksin për lirinë e shtypit, reagon ambasada...

Rënia drastike e Kosovës në indeksin për lirinë e shtypit, reagon ambasada gjermane: Edhe më poshtë se Serbia! Qeveria t’i bëjë detyrat

29
0

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka reaguar pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij për indeksin e lirisë së mediave, raport në të cilin Kosova ka shënuar një prej rënieve më të mëdha.

Ambasada thotë se Kosova ka rënë për 24 pozita, duke u renditur në fund sa i përket rajonit, madje edhe më keq se Serbia.

“Kosova ka rënë gjithsej 24 vende në Indeksin e fundit të Lirisë së Shtypit të RSF-së, duke e vendosur atë në fund të krahasimit rajonal – madje edhe pas Serbisë.

Raporti lexohet si një libër detyrash për qeverinë e re, duke përshkruar qartë hapat e nevojshëm për të siguruar një shtyp të lirë, i cili është thelbësor për çdo demokraci të gjallë dhe elastike”,  thuhet në reagimin e Ambasadës të Gjermanisë.