Ballina Lifestyle Sabrina Carpenter befason me stilin gotik në fushatën më të re të...

Sabrina Carpenter befason me stilin gotik në fushatën më të re të “Versace”

33
0

Sabrina Carpenter është fytyra e re e fushatës “La Vacanza 2025” nga Versace, duke ndjekur hapat e yjeve si Lady Gaga dhe Dua Lipa.

Këngëtarja 25-vjeçare shfaqet me një pamje të re, me nuanca gotike dhe sensuale, në një seri fotografish të realizuara nga Carlijn Jacobs.

“Gjithmonë jam ndier e fuqizuar nga Versace”, u shpreh Carpenter. Koleksioni i ri frymëzohet nga estetika klasike hollivudiane dhe atmosfera luksoze pranë pishinës, shkruan DailyMail.

Ajo pozon me veshje rozë dhe aksesorë elegantë, përfshirë çantën Tag Bowling me çmim 1,190 dollarë (rreth 1,047 euro).

Ndërkohë, Sabrina përfundoi turneun evropian “Short n’ Sweet” dhe u shpreh e emocionuar për reagimin e fansave: “Këto shfaqje ishin si ëndërr”.

Ajo do të performojë sërish këtë verë në Londër, përpara se të vazhdojë me 17 koncerte në Amerikën e Veriut.

Në jetën personale, Sabrina u nda nga aktori Barry Keoghan në dhjetor 2024, pas një lidhjeje njëvjeçare.

Ndarja u shoqërua me thashetheme për tradhti, të cilat Keoghan i mohoi publikisht, duke reaguar ndaj komenteve dhe spekulimeve me një deklaratë të fortë kundër urrejtjes në rrjetet sociale.