Ballina Rajoni Sindikata e Gazetarëve në RMV: Financimi i mediave kërcënon integritetin e gazetarëve

Sindikata e Gazetarëve në RMV: Financimi i mediave kërcënon integritetin e gazetarëve

10
0

Maqedonia renditet e 42-ta në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2024, një rënie prej gjashtë pozicionesh.

Sipas një raporti nga Reporterët pa Kufij, rënia është rezultat i financimit të padrejtë të medias, mungesës së transparencës dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj integritetit të gazetarëve.

Sindikata e Gazetarëve thekson se legjislacioni duhet të harmonizohet me standardet evropiane dhe duhet të merren masa kundër padive SLAP që frikësojnë gazetarët.

Edhe pse ka pasur përparim në mbrojtjen e gazetarëve, nevojiten masa shtesë për të përmirësuar sigurinë e tyre.