Florenc Çapja, i cili u ekstradua sot nga Dubai, ka mbërritur në aeroportin e Rinasit këtë pasdite në masa të rrepta sigurie. Burime për News 24 bëjnë me dije se Çapja do të shoqërohet në burg.
I shumëkërkuari nga drejtësia, Florenc Çapja u ekstradua sot nga Dubai drejt vendit tonë.
Blutë informuan se “Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan”.
“Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.
Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan.
Për informacion më të detajuar, do të japim njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas”, njoftoi policia.
Florenc Çapja, i cilli njihet si kundërshtar i Suel Çelës, është dënuar me vendim të Apelit të GJKKO, me burgim të përjetshëm për veprat penale si “vrasje në rrethana të tjera cilësues”, “grup të strukturuar kriminal”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.