Ballina Aktualitet Zgjidhet drejtoresha e re e Policisë Bashkiake të Tiranës, zëvendësoi Toni Benin

Zgjidhet drejtoresha e re e Policisë Bashkiake të Tiranës, zëvendësoi Toni Benin

0
55

Policia Bashkiake e Tiranës do të drejtohet nga një grua, Elona Lalaj, e cila zëvendëson në këtë detyrë Toni Benin. Ajo u prezantua zyrtarisht sot me stafin nga kryetarja  ne detyre e bashkise se Tiranës, Anuela Ristani.

Elona Lalaj merr këtë detyrë pas një karriere të suksesshme në radhët e Policisë së Shtetit dhe sjell me vete një eksperiencë të madhe dhe një angazhim të jashtëzakonshëm për forcimin e rendit dhe sigurisë në kryeqytet, por mbi të gjitha ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për qytetarët.

Vite më parë, Elona Lalaj ka qenë zëdhënëse e Policisë së Qarkut Fier dhe vjen nga radhët e Policisë së Shtetit.

Sipas mediave, ajo është një zgjedhje e kryeministrit Edi Rama, në vazhdën e ridefinimit të kontrollit mbi Bashkinë e Tiranës dhe institucioneve lokale të saj.