Të paktën katër persona vdiqën dhe një u plagos kur një pemë e madhe ra mbi shtëpinë e tyre, ndërsa shirat e rrëmbyeshme goditën kryeqytetin indian dhe zonat përreth.
Pema ra mbi shtëpi në fshatin Kharkhadi Nahar në jugperëndim. Shtëpia ndodhej në një fushë bujqësore. Mes viktimave ishte një grua 28-vjeçare dhe tre fëmijët e saj. Burri i gruas u plagos dhe u shtrua në një spital lokal.
Stuhia e shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm shkaktoi bllokim të ujit dhe ndërprerje të trafikut për shkak të rrëzimit të pemëve në shumë pjesë të Delhit dhe zonave të tjera të prekura.
Përveç kësaj, shumë fluturime u prekën nga kushtet e vështira të motit. Departamenti Meteorologjik i Indisë lëshoi një alarm, duke thënë se moti i keq, përfshirë reshjet e dendura të shiut, do të vazhdojnë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme dhe i këshilloi njerëzit të qëndronin brenda.