Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Lepenicë ku një 35 -vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të.
Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftim i policisë
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:40, në fshatin Lepenicë, shtetasja A. A., rreth 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të.
Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.