Ballina Kuriozitete Anija kozmike e periudhës sovjetike pritet që të bjerë në tokë në...

Anija kozmike e periudhës sovjetike pritet që të bjerë në tokë në mënyrë të pakontrolluar

57
0

Një anije kozmike e epokës sovjetike, e cila duhej të ulej në Venus në vitet 1970, pritet që së shpejti të bjerë në mënyrë të papritur përsëri në Tokë. Megjithatë ekspertët mendojnë se është shumë herët për të ditur se ku mund të bjerë ekzaktësisht.

Shkencëtari holandez Marco Langbroek parashikon se anija kozmike e dështuar do të rihyjë në Tokë rreth datës 10 maj. Ai vlerëson se do të përplaset me shpejtësi 242 km/orë, nëse mbetet e paprekur.

“Edhe pse jo pa rrezik, nuk duhet të shqetësohemi shumë”, tha Langbroek në një email.

“Objekti është relativisht i vogël, edhe nëse nuk ndahet, rreziku është i ngjashëm me atë të një rënieje të rastësishme të një meteori, disa prej të cilave ndodhin çdo vit. Ju keni një rrezik më të madh për t’u goditur nga rrufeja gjatë jetës suaj”, tha ai.