Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Fier ka folur ditën e sotme në takimin përmbyllës në kuadër të fushatës elektorale. Berisha, për herë të parë, ka përmendur kandidaten e PS-së në listën e qarkut të Fierit, Zegjine Caushin, që është bërë virale për videon që poston për kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
“Rama në vend të debatit dhe transparencës paraqet vallet e Lubi Balluku, piskamat e Zegjinesë dhe së fundmi Lamborghinin e Noizyt. Ai ta gëzojë se e ka nga fitimet e këngëve, por ai kushton sa 50 mijë pensione. Siç kushton djegësi i Tiranës i zhdukur 130 milionë.
Ka zhdukur 130 milionë euro taksat tuaja. Ku janë? Ku është djegësi i Fierit që e shëtitën vërdallë dhe sot është një llamarinë që s’punon? Ku janë 120 milionë euro të Becchetit? 21 milionë euro udhëtime me avion taksi? Ku janë 33 mijë euro shishja e Romano Kontit? Prandaj urdhri mos dilni para qytetarëve. Ai që fshihet është më i ligi. 11 maji po vjen. Edi Rama është fundi yt”, deklaroi Berisha.