Kreu i PD Sali Berisha u ka drejtuar një mesazh të qartë dhe mobilizues drejtuesve politikë të qarqeve, kryesive të degëve, kandidatëve për deputetë dhe gjithë strukturave të Partisë Demokratike.
Ai thekson rëndësinë e ditëve të ardhshme, duke i cilësuar si vendimtare për fitoren e partisë. Berisha kërkon intensifikim të punës elektorale, duke apeluar për angazhim të plotë dhe punë të pandërprerë deri në 16 orë në ditë nga të gjithë aktorët e përfshirë.
“Këto janë ditët vendimtare! Çdo orë kushton sa një ditë!
Intensifikimi i fushatës, puna së paku 16 orë e udhëheqësve politikë të Qarqeve, drejtuesve dhe kryesive të degëve, kandidatëve të listave të mbyllura dhe të hapura, shtabeve elektorale, strukturave të Partisë është vendimtare për fitoren tonë!
Ndaj dhe mobilizoni të gjithë forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni!
“Shqipëria Mashështore”! Fitore!
Përshëndetje, Sali Berisha”, thuhet në mesazhin e kreut të PD.