Ballina Kronika Detaje nga plagosja e 5 personave në Laç/ Pas sherrit, i riu...

Detaje nga plagosja e 5 personave në Laç/ Pas sherrit, i riu qëlloi me automatik drejt një makine

33
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Laçit, pranë ish-Gjykatës dhe afër Kishës së Laçit. Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt mes të rinjve që ka përfunduar në përdorimin e armës. Një person dyshohet se ka qëlluar me armë automatike në drejtim të një automjeti në lëvizje, në të cilin ndodheshin katër prej të plagosurve. Plumbat kanë kapur gjithashtu edhe një grua që shiste qirinj në anë të rrugës, duke e plagosur.

Forcat e shumta të policisë kanë rrethuar zonën dhe po zhvillojnë hetime intensive për të zbardhur motivet dhe autorët e ngjarjes. Deri tani, nuk janë bërë publike identitetet e të plagosurve, ndërsa hetimet janë në vijim.