Ballina Aktualitet Dibër/ Drejtori i ri i spitalit këcënohet nga ish-drejtoresha Irini Shehu, gjykata...

Dibër/ Drejtori i ri i spitalit këcënohet nga ish-drejtoresha Irini Shehu, gjykata e lë në arrest shtëpie

48
0

Vetem 6 ditë pasi kishte marrë detyrën si drejtor i spitalit të Dibrës, Ruzhdi Deda është përballur me kërcënime dhe përndjekeje të vazhdueshem nga ish-drejtoresha Irini Shehu se ishte shkarkuar nga detyra pasi ka goditur me sende të forta ekonomistin.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë përmes të cilës është në masën e arrestit në shtëpi, Deda e kishte thirrur në zyrë me qëllim për të marrë sendet personale por aty është zhvilluar një debat mes tyre.

Më tej akuza zbardh tensioned he në diskutimet në grupin e ëhatsupp të PS ku Shehu ka nisur me ofendime ndaj Ruzhdi Dedës.

“provo dhe thauju dhe njehere kordinatoreve qe sa kohe mereni me Irma Sehun nuk do filloni pune ne spital….dhe te shohesh, ty te behet me shengen hyrja ne spital, Lexojemire kete sms”, është një prej mesazheve.

Përndjekja sipas drejtorit Ruzhdi Shehu ka vijuar edhe të bashkëshortja e tij e cila ishte në muajin në 9 të shtatzanisë.

Në dosje thuhet se me një adersë në rrejtin social Irini Shehu i është drejtuar me fjalet “kujdes burrin, pasi futën shumë në zyre dhe  i rrinë gjatë”.

Nuk kanë munguar as mesazhet në 4 të mëngjesit përmes rrjetit sociale ku thuhet se ka pasur nota denigruese dhe shantazhuese.

Një tjeter episode ka të bëjë me datën 22 prill ku sapo Ruzhdi Deda ka dal nga mbledhja që Partia Socialishte kishte, Irini Shehu i është drejtuar me fjale ofenduese në prani të të gjithe kordinatorëve.

Pas administrit të kallzimit dhe  mbledhjes se provave policia ka vepruar ndaj saj ku gjykata e la në arrest në shtëpi.