Ballina Politika Kokalari: Ja pse nuk bëhen publikë donatorët e 6 mln dollarëve për...

Kokalari: Ja pse nuk bëhen publikë donatorët e 6 mln dollarëve për lobimin e Berishës

0
46

Aktivistja Evi Kokalari thotë se donatorët e 6 milionë dollarëve për lobimin e Sali Berishës në SHBA, nuk do të bëhen publikë.

Sipas saj, kjo nuk do të ndodhë, pasi Berisha ka përdorur pikërisht një fondacion, që mos të publikohet burimi i vërtetë i parave.

“Një sqarim meqënëse kam dëgjuar disa komentet nëpër median shqiptare nëse donatorët e fondacionit të Seçit do bëhen publike në Amerikë apo jo;

E vetmja arsye që mund të përdoret një fondacion në lidhje me lobimet, është për të mbajtur privat donatorët, ose burimin e parasë.

Shanset janë që fondacioni i Seçit është rregjistruar si 501(c)4, që do të thotë se emrat e donatorëve nuk bëhen publike, dhe kjo është forma e fondacionit që zakonisht përdoret për lobime.

Në ndryshim me këtë, formacioni tjetër për një fondacion në Amerikë është 501(c)3, që zakonisht përdoret për bamirësi, dhe donatorët bëhen publike nëse donacionet kalojnë shumën $50,000 në vit.

Arsyeja e fondacionit të Nuredin Seçit është vetëm që të mbulohet burimi i parasë, ndryshe PD-ja mund të kishte paguar direkt siç kanë bërë më parë, ose dhe vet Seçi mund ta paguante personalisht Continental Strategy”, shkruan ajo.