Një makinë është pikasur në flakë në Balldre të Lezhë. Burimet thanë se dyshohet të jetë makina e autorëve të ngjarjes që hapën të shtënat në Lezhë ku për pasojë mbetën të plagosur 5 persona.
Pesë persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me kallashnikovë këtë mesditë në Laç.
Mësohet se të plagosurit janë Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri, Amarildo Ndoj dhe Angjelina Gjezaj, kjo e fundit shitëse ambulante në vendin ku u regjistruan të shtënat.
Po sipas burimeve Geri Bitri dhe Amarildo Ndoj janë në gjendje të rëndë.