Kryetari i Aleancës Shqipëria bëhet-Nisma, Adriatik Lapaj nga Durrësi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, që tha se “partitë e vogla kanë interesa të vogla”.
Lapaj tha se këtu bie dakord për herë të parë me kreun e qeverisë, duke shtuar se PS përfaqëson interesa dhe vjedhje të mëdha. Adriatik Lapaj tha se PS përfaqëson vjedhjet e mëdha të kryera te inceneratorët, te Rruga e Arbrit dhe Tuneli i Llogarasë.
Adriatik Lapaj në Durrës: A është sot Shqipëria si gjithë Europa? Një pakicë njerëzish kanë marrë peng vendin. Klasa e vjetër politike e ka mbajtur Shqipërinë larg Europës. Këta kanë shkaktuar vetëm vuajtje në banesat tona. Bufi, këneta, legeni, timoni, këta shprehje kanë, nuk kanë ide për shëndetësinë, për arsimin, asnjë ide si do ndalim hemorragjinë e largimit të shqiptarëve, asnjë ide për drejtësinë, zero, kanë ngelur te këneta. Ne qëndrojmë për ligjin për referendumet. Ne jemi këtu për të hapur sistemin, për të hapur listat. Ne s’jemi për pushtetin, por për të ndërtuar shtetin. Na mbështesni, sepse kjo që po bëjmë është betejë kombëtare.
Na jepni votën, për të dëshmuar se kjo që ndodhi ishte një ëndërr e keqe. Duhet të na jepni shansin të ndryshojmë Shqipërinë. Thoshte mos u merrni me partitë e vogla se se siç janë të vogla kanë interesat e vogla, këtu bie dakord me të, ai përfaqëson vjedhjet e mëdha, ai përfaqëson ata që vodhën miliona euro të inceneratorëve. Ai përfaqëson ata që kanë vjedhur në Tunelin e Llogarasë dhe në Rrugën e Arbrit. Ne jemi e ardhmja, shpresa për të sjellë ndryshimin.