Ballina Ekonomia Punësimi në Shqipëri, INSTAT: Përfshirje e pakët e të rinjve, shkak arsimi...

Punësimi në Shqipëri, INSTAT: Përfshirje e pakët e të rinjve, shkak arsimi i ulët

39
0

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024, gjatë tre muajve të fundit të vitit, 29.9% e të punësuarve në Shqipëri ishin të vetëpunësuar. Kjo përbën një rënie të lehtë prej 0.9 pikë përqindje krahasuar me vitin 2023. Ndërkohë, ndarja gjinore mbetet e theksuar. Meshkujt përfaqësojnë 37.5% të të vetëpunësuarve, ndërsa femrat përbëjnë vetëm 20.4%, duke nxjerrë në pah hendekun në përfshirjen e grave në sipërmarrje.

Për sa i përket grupeve të ndryshme të moshave, 55–64 vjeç është mosha që dominon në këtë drejtim, me një përqindje më të lartë të grave të vetëpunësuara. Megjithatë, vetëm 6.8% e grave në këtë grupmoshë kanë përfunduar arsimin e lartë. Kjo do të thotë që, përkundër prirjes së tyre për të pasur bizneset e tyre, niveli i arsimit është ende një pengesë për zhvillim. Në të kundërt, meshkujt e 55–64 vjeç janë po ashtu të pranishëm në vetëpunësim, por me një diferencë të madhe në nivelin arsimor. 23.4% e meshkujve në këtë grupmoshë kanë përfunduar arsimin e lartë, duke treguar se burrat kanë mundësi më të mëdha për të pasur sukses në sipërmarrje.

Një tjetër tregues është përfshirja e të rinjve në vetëpunësim, ku meshkujt janë më të pranishëm në këtë kategori se vajzat, duke treguar se vetëpunësimi është më i zakonshëm për djemtë e rinj. Megjithatë, edhe për meshkujt, niveli arsimor mbetet i ulët, me shumë prej tyre që nuk kanë arritur të ndjekin një arsimin të plotë akademik. Në përfundim, këto të dhëna sugjerojnë se në Shqipëri vetëpunësimi shpesh mbetet një alternativë për ata që janë jashtë sistemit formal të punës, me një përfshirje të ulët të të rinjve dhe grave në sipërmarrje, për shkak të nivelit të ulët arsimor dhe mundësive të kufizuara për zhvillim profesional.