Me një audiencë të pritur prej 1.6 milion njerëzish dhe një ndikim ekonomik të vlerësuar prej mbi 92 milionë eurosh, mega-koncerti falas i Lady Gaga-s në Rio de Janeiro, në plazhin Copacabana, nesër në mbrëmje, ka tërhequr tashmë fansa nga e gjithë Brazili dhe nga e gjithë bota.
Një turmë plot ngjyra me qindra mbështetës është mbledhur përpara hotelit të yllit, Copacabana Palace, në orët e fundit, duke shpresuar ta shohin atë.
Siç ndodhi vitin e kaluar me shfaqjen e Madonnës, eventi – i organizuar nga Bonus Track – është pjesë e një projekti më të madh të quajtur “Todo Mundo no Rio” (“Të gjithë në Rio”), i cili planifikon të organizojë koncerte falas për katër vitet e ardhshme dhe që në vitin 2026 duhet ta sjellë U2 në skenën Carioca, sipas asaj që u njoftua nga kryebashkiaku Edoardo Paes. Pritet të jetë në koncert gjigand.